VIDEO/ “Kitarra jote po shkrehet në vaj”, Patozi kujton Olldashin në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta

schedule10:30 - 20 Nëntor, 2020

schedule 10:30 - 20 Nëntor, 2020

Kreu i “Bindja Demokratike” Astrit Patozi, ka publikuar një video në rrjetin e tij social teksa këndon me kitarë një këngë, tekstin e të cilës e ka shkruar Sokol Olldashi.

Ndryshe nga herët e tjera, Patozi ka dalë nga kornizat e politikës ku jemi mësuar ta shohim vazhdimisht, për ti kushtuar këngën me titull “Si ditën e parë…” mikut të tij të ndjerë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, duke luajtur në kitarre.

Deputeti dhe ish-Ministri i Transporteve Sokol Olldashi humbi jetën 7 vite më parë pas një aksidenti tragjik me automjetin e tij, në Krrabë të Tiranës.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!