VIDEO/ Këtë herë me 156 km/orë, Marc Marquez aksidentohet sërish

schedule12:16 - 2 Maj, 2021

schedule 12:16 - 2 Maj, 2021

Tetë herë kampioni i Botës në Moto GP, Marc Marquez është rikthyer të garojë në gara zyrtare, por duket se motori Honda nuk ishte gati për të një pilot si ai.

Ditën e djeshme spanjolli pësoi një aksident të frikshëm me plot 160 km/orë, duke rrezikuar shumë veten e tij, por pas ekzaminimeve gjithçka rezultoi pa dëmtime të mëdha dhe Marquez u rikthye në pistë dhe zuri vendin e 14 në provat e garës së Jerez.

Mëngjesin e sotëm, në praktikën përpara garës, Marquez ka pësuar një tjetër aksident, këtë herë me 156 km/orë, fatmirësisht pa asnjë pasojë në shëndetin e tij. Pjesa e përparme e motorit Honda është shumë e paqëndrueshme dhe në Jerez po shfaqet e rrezikshme.

Gjithashtu edhe Pol Espargaro, shoku i skuadrës së Marquez, u rrëzua dhe pati pikërisht problem të njëjtë me Marquez. Ky i fundit nuk u kthye më në pistë pas rrëzimit, por analizoi me inxhinierët sjelljen e motorit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!