Katy Perry u përball me një situatë të pakëndshme në “American Idol” pasi doli në skenë e veshur si një sirenë. Gjyqtarët Luke Bryan dhe Lionel Richie nuk mund të ndalonin së qeshuri kur këngëtarja u rrëzua nga karrigia e saj pasi ishte veshur si Ariel nga “The Little Mermaid”.
‘A je mirë? A jeni mirë?’, pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “po”. Megjithatë, ky moment i pakëndshëm për këngëtaren ka kaluar me shaka ndërsa është bërë viral në rrjet. Një komentues shkruante se organizatorët nuk duhej t’i kishin dhënë një karrige me rrota.
Kujtojmë që disa javë më parë, Katy u përball me një tjetër incident në American Idol. Teksa po interpretonte këngën e saj hit “Teenage Dream”, Perry u përkul dhe grisi pjesën e pasme të pantallonave të saj të kuqe prej lëkure.
/abcnews.al