Një incident ka ndodhur në koncertin e këngëtarit të njohur italian, Blanco i cili fitoi Sanremo 2022 krah Mahmood dhe do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion këtë vit.
Gjatë turneut të tij në Romë, këngëtari u hodh me shpinë në turmë, por fansat nuk mundën ta kapin dhe ai u rrëzua përtokë.
Fatmirësisht, Blanco nuk u lëndua, por u ngrit dhe u kthye në skenë.
“A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?”, pyeti këngëtari, ndërkohë koncerti vazhdoi normalisht./abcnews.al