Kristi Vangjeli dhe Bruno Lulaj po qëndrojnë së bashku gjatë kësaj periudhe. Dy rivalët në kampionat, pasi i pari luan me Tiranën kryesuese dhe tjetri me Kukësin ndjekës, janë miq të mirë mes tyre.
Lulaj madje ka bërë edhe një tatuazh numrin e Vangjelit, 32, dhe më parë e ka mbajtur edhe në fanellë. Duke qenë se ata jetojnë vetëm në shtëpi, u duhet edhe të gatuajnë dhe kuzhinierin e bën ai që ka më shumë eksperiencë.
Pikërisht Kristi, i cili edhe ka publikuar një video gjatë kohës që gatuan në kuzhinë. Edhe Lulaj e ka shpërndarë videon në Instagram dhe Vangjeli duket se ka dorë për të gatuar dhe kur ta mbyllë me futbollin mund të ketë edhe më shumë kohë të merret me këtë pasion të ri. / abcnews.al