Edhe pse jemi në vitin 2020 problematika me ngrohjen vijon të jetë ende prezente në disa prej shkollave të vendit. Abc News bëri një vëzhgim në disa prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit dhe rezultoi se disa prej tyre kishin sistem ngrohje dhe disa të tjera jo, siç është shkolla “Bajram Curri”.
Ditët me temperatura të ulëta të janarit, krijojnë probleme edhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor, sidomos në shkollat 9-vjeçare.
ABC News bëri vëzhgim në disa prej shkollave të kryeqytetit dhe në disa prej tyre rezultoi se sistemi ngrohës funksionon, siç shprehen vetë nxënësit e shkollës “Osman Myderizi”
Ne vëzhguam nga afër edhe shkollën “1 Maji” dhe “Mihal Grameno” e rezultoi se sistemi ngrohës i tyre ishte funksional gjatë gjithë procesit mësimor.
Ndryshe paraqitet situata në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” po në kryeqytet, ku vetë nxënësit shprehen për mikrofonin tonë se nuk ka ngrohje në shkollë dhe detyrohen të vishen trashë për të përballuar të ftohtin. /abcnews.al