ABC News ka siguruar pamjet nga momenti ku Marklen Haka shoqërohet në Drejtorinë Vendore të Tiranës. Haka shihet këmbëzbathur dhe i prangosur teksa shoqërohet nga forcat RENEA.
Haka u arrestua të premten gjatë një aksioni blic në Nikël. Ai ishte i armatosur në momentin e arrestimit, ndërkohë që janë shoqëruar edhe persona të tjerë, siç njoftoi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Gazetari Ervin Leka raportoi se Marklen Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrës në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
33-vjeçari i ka shpëtuar dy atentateve. Në vitin 2022, ai u qëllua me një plumb në nofull. Në 2019, i shpëtoi një atentati në derën e shtëpisë, por si pasojë e të shtënave humbi jetën halla e tij./abcnews.al