Jurgen Bardhi është rikthyer te goli, katër muaj pasi kishte shënuar kundër Genclerbirligi një gol me vlerën e tre pikëve.
Mesfushori ishte titullar ditën e sotme në transfertë ndaj Bandirmaspor, që shënoi dy herë deri në minutën e 68-të.
Dy minuta më pas Bardhi e hapi ndeshjen me golin e shënuar (SHIKO VIDEON), por vendasit realizuan sërish dhe Tuzlaspor doli i mposhtur nga fusha e blertë.