VIDEO/ Katër gola për 15 minuta, ndeshje e çmendur në Mynih!

schedule19:54 - 23 Maj, 2020

schedule 19:54 - 23 Maj, 2020

Çmenduri në Mynih! Pjesa e dytë mes Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt, ka nisur e zjarrtë, duke u shënuar katër gola në vetëm 15 minuta lojë.

Lewandowski shënoi që në sekondat e para të pjesës së dytë për të çuar shifrat në 3-0 për Bayernin, por Frankfurt arriti të reagojë shumë shpejt. Në vetëm 3 minuta (52’ 55’), mbrojtësi Hinteregger shënoi dy gola, duke trembur bavarezët.

Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë nuk u shokuan dhe rikthyen qetësinë në minutën e 61-të, me anë të talentit Alphonso Davies. 4-2 rezultati deri më tani dhe duke parë mënyrën si po luajnë skuadrat, numri i golave pritet të rritet./abcnews.al

Bundesliga, java 27

B. Munchen – E. Frankfurt  4-2
Goretzka 17′, Muller 41′, Lewandowski 46′, Davies 61′ / Hinteregger 52′ 55′