Lokomotiva Zagreb ka barazuar në transfertë me Rijeka dhe protagonistë kanë qenë lojtarët shqiptarë të skuadrës kroate. Takimi përfundoi në barazim 2-2 dhe golin e parë e shënoi sulmuesi dardan, Lirim Kastrati.
Merita kishte edhe Enis Çokaj, i cili vertikalizoi mjaft bukur dhe më pas anësori i sulmit u shkëput dhe mposhti portierin kundërshtar. Rijeka reagoi dhe ia doli ta përmbyste rezultatin, çka nuk i shkonte për shtat Lokomotivës.
Tuci u hodh në fushë për të përforcuar sulmin, ndërkohë që Mersinaj e Uzuni kishin qenë titullarë si zakonisht. Beratasi u bë protagonist dy minuta nga fundi i ndeshjes, teksa fitoi penalltinë që u kthye në gol nga Karacic.
https://streamable.com/qm2ecl
U desh VAR që arbitri të vendoste dhe më pas Lokomotiva të shënonte golin e barazimit, që u jep atyre një pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë si ajo në Rijeka. /abcnews.al