Është mbyllur pjesa e parë mes Sassuolos dhe Milanit, sfidë e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Plot 3 gola dhe një karton i kuq për vendasit në këtë fraksion të parë të lojës.
Ibrahimovic shënoi në minutën e 19-të me kokë për të kaluar në avantazh miqtë e Piolit, ndërsa Caputo tre minuta para fundit të pjesës së parë, shënoi me penallti. Kur dukej se fraksioni i parë i lojës do të mbyllej në barazim, akordohen 6 minuta shtesë.
Ibrahimovic shënon dhe golin e dytë personal në minutën e 45+2-të, duke konkretizuar me gol një aksion shumë të bukur të kuqezinjve. Sassuolo mbeti dhe me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Bourabia./abcnews.al