VIDEO | Karantina nuk i frenon, festë spektakolare e tifozëve marokenë

schedule21:16 - 20 Mars, 2020

schedule 21:16 - 20 Mars, 2020

Tifozët e Raja Casablanca janë ndër më të zjarrtë në botë. Atmosfera që krijojnë ultrasit e skuadrës marokene është e jashtëzakonshme. Për momentin nuk ka futboll, ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, por nuk e kanë harruar ditëlindjen e skuadrës së zemrës.

Raja feston sot 71-vjetorin e krijimit dhe tifozët e kanë djegur. Ata kanë pritur orën 24:00 mbrëmjën e kaluar dhe kanë nisur një spektakël. Kore dhe shumë piroteknikë, kësaj radhe nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive dhe jo nga shkallët e stadiumit. /abcnews.al