VIDEO | Kapitullon Verona, Berenguer shumë i fortë për Rrahmanin

schedule13:59 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 13:59 - 15 Dhjetor, 2019

Të tjerë gola në Verona-Torino dhe janë sërish miqtë që shënojnë. Ajehandro Berenguer ia anulloi VAR-i një gol në pjesën e parë, por tashmë mund të festojë lirisht. Lojtari spanjoll realizoi një gol fantastik në minutën e 55-të dhe Torino udhëheq 0-3 kundër ekipit të Kumbullës dhe Rrahmanit.

24-vjeçari “djeg” kapitenin e Kosovës në sprint, e driblon pasi shpejtësia ulet dhe dërgon topin në trekëndësh. Gjashtë minuta më vonë erdhi dhe goli i tretë. Sërish Ansaldi autor, ndërsa Verona ka gjetur golin e nderit me një penallti të kthyer në gol nga Pazzini. /abcnews.al