Dillian Whyte konfirmoi mbrëmjes e së shtunës vendin e tij në elitën e boksit të peshave të rënda. Anglezi me origjinë xhamajkane u hakmor ndaj Alexander Povetkin.
Gjashtë muaj më parë Whyte pësoi një humbje shokuese ndaj kundërshtarit rus, teksa një kombinim i shpejtë e Povetkin e la atë në tapet pa ndjenja, por ditën e djeshme ndodhi e kundërta, me Povetkin që nuk duroi dot më shumë se raundi i katërt ndaj grushteve të vazhdueshëm të Whyte.
WHYTE GETS REVENGE pic.twitter.com/kIdVVL1Q3Z
— . (@MiracleMMA__) March 27, 2021
Fitorja legjitimon Whyte si një ndër boksierët më të mirë të planetit dhe në të ardhmen mund ta shohim në ring ndaj kampionëve si Tyson Fury ose Anthony Joshua.
Përsa i përket Povetkin, e ardhmja në boks duket se do të jetë jashtë ringut. 41-vjeçari me shumë gjasa do të varë dorezat duke lënë pas një karrierë të gjatë me 36 fitore dhe vetëm 3 humbje në boksin profesionist dhe një medalje ari në boksin amator në Olimpiadën “Athinë 2004”. /abcnews.al