Një nga peshqit më të mëdhenj të kapur në dekadën e fundit në Greqi, është zënë në rrjetat e peshkatarëve, në detin Jon.
Sipas SKAI-t, bëhet fjalë për një ton me peshë 390 kilogramë dhe rreth 3 metra të gjatë.
Sipas shitësit të peshkut të marketit, peshku do të dërgohet në tregun europian, ndoshta i prerë në feta.
Edhe pse kërkesa për ton është shumë e lartë nga Azia, për shkak të koronavirusit është shumë e vështirë të transportohet atje. /abcnews.al/
.