Video/ Kapet “balena spiune”

schedule10:06 - 30 Prill, 2019

schedule 10:06 - 30 Prill, 2019

Peshkatarët gjetën një balenë beluga të lidhur me një rrip ku shkruhej “Pajisjet Shën Petersburg“në të cilin dyshohet se kishte dhe një kamera. Duket si një histori nga një film spiunazhi i “Luftës së Ftohtë”, por është me se e vërtetë: Një balenë është zbuluar në ujërat pranë Norvegjisë e veshur me pajime, të cilat mund të jenë vendosur nga ushtria ruse.

Këto projekte ushtarake janë shumë të fshehta, por një studiues rus që kam folur thotë se e di se mbrojtja ruse ka një balenë të tillë për stërvitje ushtarake. Ka shumë të ngjarë që marina ruse në Murmansk është e përfshirë”, tha për revistën Aftenposten, shkencëtarja e balenave norvegjeze Audun Rikardsen.

Rusia ka objekte të mëdha ushtarake në Murmansk në Rusinë veriperëndimore.

Joergen Ree Wiig nga Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit tha se: “Pajisja Shën Petersburg” është shkruar në rripin që mbështjell balenën, ku ishte e vendosur dhe një kamera.

Rusia nuk ka histori të përdorimit të balenave për qëllime ushtarake, por Bashkimi Sovjetik ka patur dikur një program trajnimi të plotë për delfinët.

Në të vërtetë, delfinët u përdorën nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke u trajnuar për të zbuluar nëndetëset, minierat nënujore dhe objektet e dyshimta të vendit ose individët pranë porteve dhe anijeve.

Koloneli në pension Viktor Baranets, i cili vëzhgoi trajnimin ushtarak të delfinëve në epokën sovjetike dhe post-sovjetike, tha se gjitarët e detit ishin pjesë e garës më të gjerë të armëve të Luftës së Ftohtë midis BRSS dhe Shteteve të Bashkuara.

Delfinët sovjetikë thuhet se kanë vepruar si kamikazë nëndetësesh në atë kohe, duke vendosur eksplozivë në anijet e armikut, kjo histori arriti kulmin në vitin 1980.

Sa i përket balenës beluga, të zbuluar në Norvegji javën e kaluar, nuk ishte e qartë se për çfarë ishte duke u stërvitur në këto brigje gjitari inteligjent, apo nëse duhej të ishte pjesë e ndonjë aktiviteti ushtarak rus në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!