Situata në superstradën Lezhë-Milot situata vijon të mbetet shqetësuese.
Lexo edhe: Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë
Prej disa orësh janë shënuar radhë të gjata automjetesh duke krijuar një trafik të mbingarkuar me një gjatësi prej rreth 15 km. Policia Rrugore është detyruar të vijojë lëvizjen e automjeteve edhe nga rruga e vjetër, por kjo nuk ka ndihmuar në ndryshimin e situatës.
Lexo edhe: VIDEO/ Pas trafikut të rënduar, 5 makina përfshihen në aksident në Lezhë
Ndërsa kryqëzimi i Shëngjinit, Talës si edhe hyrja e qytetit të Lezhës janë bërë shkak i kësaj situatë problematike pasi ka një numër të lartë të pushuesve që janë drejtuar drejt bregdetit të Lezhës.
Po ashtu parakalimet e gabuara janë bërë shkak për përkeqësim të situatës dhe përplasje të automjeteve. Kujtojmë se më herët 5 automjete janë përfshirë në aksident duke bllokuar edhe më tej lëvizjen në këtë aks.
Ndërsa rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova janë drejtuar bregdetit shqiptar, duke shkaktuar bllokime edhe në segmentin Morinë-Kukës në rrugën e Kombit.
/abcnews.al/