Ushtria e Kolumbisë do të hetojë pamjet që qarkullojnë në mediat sociale që tregojnë ushtarë të armatosur, duke kërcënuar fshatarët në veri të vendit, një incident që qeveria e përshkroi si “jashtëzakonisht serioz”.
Në video, një ushtar i maskuar i drejton pistoletën një nëne që mban një fëmijë në krahë.
Lo que ocurrió en Tierralta también pasó en El Remanso. Militares vestidos de negro, 11 civiles asesinados, misma práctica del adoctrinamiento del enemigo interno, secuelas del paramilitarismo y política de seguridad democrática, normalizada por la extrema derecha @CeDemocratico. pic.twitter.com/KDNKRSDXMW
— Julián Gallo (@JGalloComunes) September 13, 2023
Një tjetër drejton automatikun drejt një grupi fshatarësh, mes të cilëve fëmijë që qajnë të tmerruar dhe prindërit i përqafojnë për t’i qetësuar.
“A mendoni se është e drejtë të më kërcënoni me armë kur kam fëmijën tim në krahë?, thotë një nënë e tërbuar, ndërsa rreth dy duzina civilë debatojnë me ushtarët.
“Ajo që ndodhi në Tieralta, në provincën e Kordobës, është jashtëzakonisht serioze dhe kërkon miratimin e vendimeve drastike,” tha ministri i Mbrojtjes Ivan Velasquez përmes X (ish-Twitter).
?? | LO ÚLTIMO: Inspección del Ejército identificó a tres militares que agredieron a comunidad en Tierralta, Colombia: se trata de un teniente, un sargento viceprimero y un cabo. pic.twitter.com/7rk2K7BTWV
— Alerta Mundial (@AlertaMundial2) September 13, 2023
Sipas Orlando Triana, një zyrtar lokal që foli për AFP, ushtarët pretenduan se ishin anëtarë të një grupi ish-disidentësh të FARC-së, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e paqes të vitit 2016.
/abcnews.al