VIDEO | Kampionëve u mjafton pjesa e dytë, City “presion” Liverpool-it

schedule15:22 - 26 Tetor, 2019

schedule 15:22 - 26 Tetor, 2019

Manchester City ka arritur fitoren e shtatë në kampionat dhe parakalon Leicester City në vend të dytë. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën 3-0 në shtëpi Aston Villën dhe tani ndodhen -3 pikë nga Liverpoolin, që pret nesër Tottenhamin.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola. Miqtë nga Birmingemi rezistuan në 45 minutat e para, madje pretenduan edhe për një penallti, por arbitri vendosi të mos e jepte pasi pa pamjet në VAR.

Vendasit rritën marshin në të dytën dhe arritën të shënonin tre herë. Sterling, De Bruyne dhe Gundogan ishin autorët e golave. Fernardinho u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të dhe e mbylli ndeshjen para shokëve të skuadrës. /abcnews.al

Manchester City – Aston Villa 3-0
(Sterling 46′, De Bruyne 65′, Gundogan 70′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!