VIDEO/ Kampionët i nderon mesfusha, “Qytetarët” nuk falin “Vikingët” e Copenhagen

schedule22:56 - 13 Shkurt, 2024

schedule 22:56 - 13 Shkurt, 2024

Duket se këtë vit dëshirojnë të shpallen sërish kampionë të Evropës. “Qytetarët” e Manchester City nuk kanë bërë asnjë suprizë, në përballjen e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, duke arritur një fitore të thjeshtë, 1 me 3, në transfertën e “Parken Stadium”, ndaj “Vikingëve”, të Copenhagen.

Gjithçka u “vulos” në pjesën e parë, me djemtë e teknikut, Pep Guardiola, të cilët arritën të shënonin dy herë, në portën e Grabar, fillimisht me anë të “arkitektit” belg të mesfushës, Kevin De Bruyne, në minutën 10’-të të sfidës e më pas me anë të “fantazistit” portugez, Bernardo Silva, me këtë të fundit, që nxorri “të pavlefshëm” golin e vendasve, të shënuar nga Magnus Mattsson, në minutën e 33’-të.

Mirëpo, teksa dukej se gjithçka po shkonte në fitoren 1 me 2, djemtë e teknikut, Pep Guardiola kanë arritur të gjejnë edhe golin e tretë të sfidës, me “yllin” anglez, Phil Foden, i cili po vazhdon të jetojë momentin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar golin që “hipotekoi” fitoren, 1 me 3, në minutën e 93′-të të sfidës.

Kështu, kampionët sigurojnë praktikisht kaulifikimin për në çerekfinalet e kompeticionit, teksa duke parë performancat fantastike, të “Qytetarëve” anglezë në “Etihad” pritet një fitore me goleadë. Megjithatë tifozët duket se do të presin jo pak për sfidën e kthimit, me 90 minutat e ndeshjes së kthimit, që do të zhvillohen mbrëmjen e 6 marsit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Kevin De Bruyne, 0-1

Goli i Magnus Mattsen, 1-1

Goli i Bernardo Silva, 1-2

Goli i Phil Foden, 1-3: