Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës saj në Dushk të Lushnjës.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Sakaq bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar dhe se ke kamioni ka qenë bosh, pa asnjë ngarkesë.
Për nxjerrjen e kamionit nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti të tonazhit të rëndë.
Deri në momentin e nxjerrjes se kamionit nga kanali, për rreth 30 minuta, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Dushk. /abcnews.al