VIDEO/ “Kam ftohtë, dua të shkoj te gjyshja”, shpëtohet 5-vjeçari që trishtoi Turqinë me fjalët e tij nën rrënoja

schedule09:42 - 8 Shkurt, 2023

schedule 09:42 - 8 Shkurt, 2023

Fjalimi i 5-vjeçarit Yagmur, i cili ndodhej nën rrënojat e tërmetit, shkaktoi trishtim të madh në Turqi. Ai iu drejtua babait të tij dhe ekipeve të shpëtimit duke i bërë të gjithë të qanin: “Kam shumë ftohtë, duart e mia janë zbardhur. Dua të shkoj te gjyshja ime, babi”.

I mituri u shpëtua dhe u ribashkua me babain e tij, ndërsa temperaturat në atë zonë ku u shpëtua Yagmur ka rënë në minus 4 gradë celcius.

Shikoni KËTU momentin kur 5-vjeçari kërkon ndihmë nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë mobilizuar në 10 provincat e prekura nga tërmeti, ndërsa kushtet atmosferike nuk po ia bëjnë aspak të lehtë.

Deri më tani numri i viktimave i kaluar 9,500 në Turqi dhe Siri, ndërsa në orët në vijim pritet të ketë rritje.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!