Sherif Kallaku, ish-mesfushori i Teutës dhe kapiteni i Shpresave kuqezi, u transferua te Lokomotiva e Zagrebit këtë merkato dhe që në ndeshjen e tij debutuese kundër Sibenik, gjeti rrugën e rrjetës.
Pas një kombinimi të bukur në hyrje të zonës, Kallaku e merr mirë topin dhe futet në zonë, duke gjuajtur me të majtën dhe duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Por goli i mesfushorit kuqezi, nuk i vleu shumë ekipit të Lokomotivës së Zagrebit, pasi në fund u mposht me rezultatin 3-2 nga Sibenik, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të kampionatit kroat./abcnews.al