Atletico Madrid e filloi në mënyrë të shkëlqyer kampionatin spanjoll, duke fituar 6-1 në shtëpi kundër Granadës. Të besuarit e Diego Simeones ishin të pamëshirshëm ditën e djeshme, takim ku tekniku argjentinas i dha mundësinë e debutimit dhe Luis Suarezit.
Ish-sulmuesi i Barcelonës u fut në lojë në minutën e 70-të të takimit, duke zëvendësuar Diego Costën. Uruguaiani pati një debutim ëndërrash, pasi shënoi dy herë dhe dhuroi një asist për Marcos Llorenten.
Pas ndeshjes, në një prononcim të shkurtër për mediat Diego Costa u pyet për ardhjen në ekip të “El Pistoleros. “Është diçka shumë e mirë, pasi tashmë njëri nga ne kafshon dhe tjetra gjuan me shkelma”, deklaron me shaka braziliano-spanjolli. “Colchoneros” kanë formuar një sulm të frikshëm këtë sezon, pasi Simeone ka në dizpozicion emra si Joao Felix, Luis Suarez dhe Diego Costa. /abcnews.al