Ergys Kaçe nuk është nga ata që shënon shumë, edhe për shkak të pozicionit të tij në fushë. Edhe kur ka realizuar, e ka bërë diçka të tillë përmes goditjeve nga distanca. Së fundmi mesfushori, i cili aktivizohet tek AEL, ka postuar një video në rrjetet sociale.
https://streamable.com/afqybp
“Gol i parë në karrierë” shkruan Kaçe, i cili shikohet në video duke realizuar nga distanca me fanellën e PAOK. Një gol mjaft i bukur dhe korçari i kombëtares shqiptare sfidon miqtë e tij futbollistë, duke mos lënë jashtë edhe ata të Shqipërisë, për të publikuar golin e parë të karrierës.
Kaçe është një produkt i PAOK, klub në të cilin ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës deri më tani. Ai ka veshur edhe fanellën e Anagennisi Epanomis dhe Panathinaikos në Greqi, ndërkohë që për një periudhe të shkurtër është aktivizuar edhe me Viktoria Plzen në Çeki. /abcnews.al