Juventusi përmbys Parmën falë një braziliani, ndërsa Ivan Perisic rikthen baraspeshën në Spezia. Zikaltrit e Interit po përballën jashtë fushe me Spezian e Ardian Ismajlit, i cili është kthyer në një titullar fiks të ekipit italian. Vendasit e zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen.
https://streamable.com/ztnb7z
Minuta e 12-të, veprim i bukur i Diego Farias në krahun e majtë dhe topi në rrjetë pas goditjes së saktë të lojtarit brazilian. Ekipi kryesues i Serie A reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 39-të. Kroati Ivan Perisic shfrytëzoi një asist të marrë nga krahu i djathtë dhe dërgoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/zyr5p6
Juventus-Parma u zhbllokua pas gjysmë ore lojë. Skuadra emiliane realizoi golin e përkohshëm të avantazhit, më saktë një eurogol.
https://streamable.com/o1g6ma
Autori është Gaston Brugman. Mesfushori uruguaian ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, la të shtangur në vend Gigi Buffon.
https://streamable.com/2h0990
Bardhezinjtë e Pirlos, të cilët po luftojnë për një biletë në Champions League, përmbysën rezultatin falë dygolëshit të Alex Sandros.
https://streamable.com/xoqjeo
Mbrojtësi brazilian gjeti rrjetën kundërshtare në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e fraksionit të dytë të takimit, duke i dhuruar Juves abantazhit. /abcnews.al