VIDEO/ Juventus “zhgënjen” Italinë, “zonja e vjetër” dështon përballë “padronëve” të Europa League

schedule23:39 - 18 Maj, 2023

schedule 23:39 - 18 Maj, 2023

“Bardhezinjtë” e Juventus kanë dështuar të kapin finalen e madhe të Europa League, teksa në “Ramon Sanchez Pizjuan” janë mundur me rezultatin e ngushtë 2 me 1, pas kohës shtesë nga skuadra me më shumë trofe të Europa League, Sevilla.

Siparin e golave të sfidës e hapi “bomberi” ballkanas, Dusan Vlahovic, i cili çoi topin në rrjetën e portierit Bono, në minutën e 55-të, pas një “gafe” në mbrojtjen e Sevilla nga mbrojtësi francez, Loic Bade, mirëpo vetëm 7 minuta më pas, ish-anësori i Milan, spanjolli Suso lëshon një predhë drejt portierit Szczesny, duke shtangur këtë të fundit e duke nisur festën e tifozëve “andaluzianë”.

Me nisjen e kohës shtesë, vendasit u hodhën menjëherë në sulm dhe vetëm 5 minuta pas fillimit të lojës, anësori i talentuar, Bryan Gil dërgon një krosim fantastik drejt argjentinasit Erik Lamela, me këtë të fundit që me një prekje të lehtë të topit me kokë dërgon topin në rrjetën e “bardhezinjve”, duke çuar peshë nga gëzimi i tifozëve, stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Tashmë e vetmja sfidë e mbetur e spanjollve është finalja e madhe e Europa League, ku përballë do të kenë “gladiatorët” romakë të Jose Mourinho, në sfidën që do të zhvillohet mbrëmjen e 31 majit në Budapest të Hungarisë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Dusan Vlahovic, 0-1:

Goli i Suso, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!