VIDEO/ Juventus shkon në gjysmë-finale me “poker”, Milik e Yildiz dhurojnë spektakël ndaj Frosinone

schedule22:56 - 11 Janar, 2024

schedule 22:56 - 11 Janar, 2024

Janë padyshim favoritët për fitimin e trofeut. Juventus ka arritur një triumf të madh mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në “Allianz Stadium” ka mundur me rezultatin e thellë, 4 me 0, skuadrën e Frosinone, në përballjen e vlefshme për çerek-finalet e Kupës së Italisë, duke kaluar kështu në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Dy gola në secilën pjesë mjaftuan, që djemtë e teknikut, Massimiliano Allegri të sigurojnë raundin e radhës, teksa fillimisht ishte “bomberi” polak, Arkadiusz Milik, që gjeti rrjetën në minutat 11’ e 38’, e më pas të 48’-tën plotësoi tripletën personale, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 4 me 0 mendoi “fantazisti” turk, Kenan Yildiz, i cili çoi sferën në portën kundërshtare, në minutën e 61’-të.

Siç theksuam edhe më lart, falë këtij rezultati, “Bardhezinjtë” e Juventus kalojnë në raundin gjysmë-final, të Kupës së Italisë, ku përballë do të kenë “Shqiponjat” e Lazio, ndërsa në gjysmë-finalen tjetër të këtij kompeticionit përballë do të jenë “Violët” e Fiorentina dhe “legjionari”, Berat Gjimshiti me Atalanta-n e tij. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Arkadiusz Milik, 1-0:

Goli i Arkadiusz Milik, 2-0:

 

Goli i Arkadiusz Milik, 3-0:

Goli i Kenan Yildiz, 4-0: