Juventusi ka marrë përkohësisht kreun e Serie A, pasi ka mposhtur pastër 2-0 ekipin e SPAL-it. “Zonja e Vjetër” kishte mundësi të arta për të shënuar edhe më shumë gola, por Etrit Berisha bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke bërë disa pritje vendimtare.
Miralem Pjaniç ishte ai që kaloi Juventusin në avantazh, në fundin e pjesës së parë. Mesfushori boshnjak merr një top në hyrje të zonës dhe nuk mendohet dy herë, duke shënuar një eurogol.
Në pjesën e dytë, Juventusi tentoi shumë herë që të gjente golin e sigurisë, i cili erdhi vetëm në minutën e 78-të. Dybala jep një krosim të shkëlqyer nga krahu i majtë dhe Ronaldo shënon me kokë, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 2-0./abcnews.al
Serie A, java 6
Juventus – SPAL 2-0
Pjaniç 45’, Ronaldo 78’