Ka përfunduar me rezultatin 0 me 3 sfida e kthimit në Francë, mes Nantes dhe Juventus, me “zonjën e vjetër”, që nuk ka zhgënjyer, duke siguruar kështu fazën çerek-finale të UEFA Europa League.
Një 3-golësh i Angel Di Marias ka mjaftuar që “bardhezinjtë” të arrijnë një fitore tepër të rëndësishme. Dy gola erdhën në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 5’ nga një goditje potente jashtë zone e më pas një penallti e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga argjentinasi në minutën e 20’.
Juventus do të përfitonte dhe ndalja me karton të kuq e mbrojtësit Nicolas Pallois, i cili preku topin me dorë duke mos e lënë të hynte në rrjetë. Goli i 3-të dhe i “knock-out”-it do të vinte në minutën e 78’- të, ku pas një kombinimi fantastik me Dusan Vlahoviç, Di Maria gjen rrugën e rrjetës dhe plotëson objektivin personal. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: