VIDEO/ Juve triumfon dhe ndjek Milanin, festojnë Napoli e Lazio

schedule16:57 - 11 Prill, 2021

schedule 16:57 - 11 Prill, 2021

Juventusi kthehet të luajë si kampione dhe të regjistrojë triumfin e dytë radhazi. Përballë sot ishte Genoa, që doli e mundur me shifrat 3-1. Për torinezët shënuan Kulusevski e Morata në pjesën e parë.

Në fillimin e së dytës Genoa ngushtoi shifrat me Scamacca, por ishte Weston McKennie, që tundi rrjetën sërish dhe vulosi fitoren e bardhezinjve, që tashmë renditen të tretët, një pikë më pak se Milani dhe 12 pikë poshtë Interit, kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi.

Ndërkohë, edhe Napoli rikthehet te fitorja dhe vazhdon garën për një vend në Champions League e sezonit të ardhshëm. Skuadra e Gattusos sot mposhti pastër me shifrat 0-2 Sampdorian, me gola të Ruiz në minutën e 35 dhe Osimhen në të 87-ën.

Skuadra e Gattusos aktualisht renditet e katërta, teksa ndjek Atalanta me 1 pikë dhe 1 ndeshje më pak.

Edhe një tjetër skuadër e madhe, Lazio, arriti të fitonte ndaj Hellas Verona, megjithëse mes vështirësive. Goli i Milinkovic-Savic në minutat e fundit të ndeshjes i dhuroi triumfin kryeqytetasve, që tani mbajnë vendin e 6 në renditje. /abcnews.al

SERIE A – JAVA 30
E diel, më 11 prill, ora 15:00
Juventus-Genoa 3-1
Shënues:
Kulusevksi 4’, Morata 22’, McKennie 70’
Sampdoria-Napoli 0-2
Shënues:
Fabian Ruiz 35’, Osimhen 87’
Verona-Lazio 0-1
Shënues:
Savic 90+2’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!