Lionel Messi është magjik. Kualitetet e tij, dihen nga të gjithë, pasi ka më shumë se 15 vite që i tregon në fushat e blerta, duke i dhuruar futbollit momente të paharrueshme.
Por, dhe vetë Messi është “i pafuqishëm” kundër pandemisë Koronavirus dhe në këtë pauzë futbolli, na ka munguar. Gjithsesi, “pleshti” dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës, janë rikthyer në stërvitje dhe në seancën e sotme, ka shënuar një supergol.
Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Barcelonës në Tëitter, shihet si Messi tallet me mbrojtësit kundërshtarë dhe pas një kombinimi, mposht edhe portierin Ter Stegen. Na ka munguar në fushat e blerta, por me datë 8 qershor, do ta shijojmë sërish spektaklin e tij./abcnews.al
? Leo #Messi ?
? El vídeo complet de l’entrenament, aquí
https://t.co/r1LBW4763N pic.twitter.com/hr7GPCqRTM
— FC Barcelona (des de ?) (@FCBarcelona_cat) May 26, 2020