VIDEO/ Ju janë bllokuar veshët nga i ftohti? Ka një mënyrë që ju vjen në ndihmë

schedule15:00 - 15 Mars, 2023

schedule 15:00 - 15 Mars, 2023

Eileen Lee është një eksperte në akupresurën dhe ka treguar se mënyra të thjeshta për të lehtësuar veten kur bëhet fjalë për veshët e bllokuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dr. Eileen Li (@anew.acu)

Me siguri ju ka ndodhur kur keni ftohur të ndjeheni sikur ju janë bllokuar e gjithë koka dhe më saktë veshët. Është shumë e mundur që kjo të ndodhë për shkak të një infeksioni të sinusit dhe kollës, kur ka edhe grumbullim të lëngjeve në veshë.

Ekspertja e akupresurës Eileen Lee zbulon dy metoda për të ndihmuar në lëvizjen e këtij lëngu.

  • Së pari, ju duhet të gjeni një pikë të vogël përpara veshit dhe ta shtypni atë lart e poshtë, rreth 36 herë.
  • Truku i dytë bazohet në të parin. Me të dyja duart, në qafë dhe afër fundit të llapës së veshit, filloni të tërhiqni poshtë, gjithashtu 36 herë.
  • Nëse veshi tjetër është i bllokuar, zbatoni të njëjtat procedura për të.
  • Bëjeni këtë tri herë në ditë dhe do të ndjeni lehtësim.
  • Si duket në praktikë, shikoni videon nga fillimi i tekstit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!