“Bardhezinjtë” e Mirel Josës kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës pas triumfit në “Selman Stërmasit” ndaj Tiranës, teksa në “shtëpinë” e tyre kanë mundur kundërshtarët e Skënderbeut, në përballjen e vlefshme për javën e 8 të Kategorisë Superiore.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për skuadrën e Laçit, teksa fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti braziliani William, në minutën e 42’-të të sfidës, ndërsa në minutën e 56’-të “bomberi” anglez, Ronald Sobowale dyfishon shifrat për të “vulosur” përfundimisht rezultatin, 2 me 0.
Falë kësaj fitoreje, Laçi ngjitet në vendin e 2-të të tabelës, me 13 pikë, aq sa Tirana e venditë të 3-të dhe 3 më pak se Egnatia e vendit të parë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 4-t me 12 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i William, 1-0:
Goli i Ronald Sobowale, 2-0: