Penallti humbasin të gjithë, edhe ata që cilëson si “mjeshtra” në goditjet nga pika e bardhë. Chelsea po luan sfidën e dytë në Champions League ditën e sotme. Ekipi i Frank Lampard po përballet në Rusi me Krasnodar.
Timo Werner fitoi një penallti në minutën e 14-t dhe ekzekutimin e mori përsipër Jorginho. Mesfushori i Italisë, i cili nuk gabon pothuajse kurrë, ia doli të “mashtrojë” portierin vendas, por goditja e tij u ndal në shtyllë.
Republish missed penalty Jorginhopic.twitter.com/9bwRZw5Naw
— Fast Goals (@FastGoal5) October 28, 2020
Një shans fantastik për të gjetur golin e avantazhit për miqtë nga Londra, por 28-vjeçari italo-brazilian nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë.
Chelsea ndodhet në grupin E, aty ku bëjnë pjesë edhe Sevilla e Rennes. 0-0 e mbyllën “Blutë e Londrës” takimin e javës së kaluar në shtëpi me skuadrën spanjolle. /abcnews.al