Një nga çiftet më simpatikë të botës së showbizit, është padiskutim ai Dybala-Sabatini. Ylli i Juventusit dhe bukuroshja argjentinase, janë prej disa kohësh së bashku dhe shumë e kanë zili marrëdhënien e tyre, që është e shkëlqyer.
Gjatë muajve të fundit, dyshja kanë vuajtur nga Koronavirus, pasi rezultuan 4 herë pozitivë. Megjithatë, ia kanë dalë të shërohen dhe të vazhdojnë jetën e tyre më të bashkuar se kurrë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Messi si kurrë më parë, shkëmben puthje me partneren në publik
Sot, Dybala dhe Sabatini i janë bashkuar një sfide të re që ka pushtuar rrjetin, pas një këngë të Rene Perez Joglar, këngëtarit nga Costa Rica. Nën melodinë e kësaj kënge, Messi dhe Antonela Roccuza publikuan puthjen e tyre, ndërsa pak çaste më vonë, dhe Dybala e Sabatini iu bashkuan kësaj sfide./abcnews.al