Ndodh edhe kështu, lojtarin hapin portën për shkak se nuk janë paguar. Në Meksikë, në takimin Veracruz-Tigres, që përfundoi 1-3, lojtarët vendas u futën në fushë dhe qëndruan statikë për gati pesë minuta. E gjitha ishte në shenjë proteste dhe në minutën e parë iu bashkua edhe skuadra mike.
Më pas ata nisën të luanin dhe shënuan dy gola gjatë kohës që Veracruz po refuzonte të luante. Pas golit të dytë vendasit u angazhuan, por pësuan shpejt dhe një gol të tretë. Në fund ata shënuan një gol dhe dolën të mposhtur nga fusha e blertë.
Incredible scenes in Mexico tonight ??
Veracruz refused to play at the start of their Liga MX match against Tigres to protest several months of unpaid wages
So Tigres went and scored three goals in the first eight minutes ? ?
?: UnivDeportes pic.twitter.com/Qj9pAp8CK1
— D A N I S H (@Dan_i_sh) October 19, 2019
Fidel Kuri, pronari i Veracrus, për ESPN Mexico ka deklarua: “Isha në siklet për tifozët. Lojtarët donin të përçonin një mesazh, që nuk ishte diskutuar. Gjithsesi ata janë në të drejtën e tyre. Ishim edhe njëherë turpi i këtij vendi, ose edhe i gjithë botës me këtë që ndodhi”.
Sulmuesi Angel Reyna tregon se edhe lojtarët e Tigres e dinin se do të protestonin tre minuta, por nisën të luanin. Shoqata e futbollistëve meksikanë e mbështeti protestën, ndërkohë që më parë kishin bërë edhe një fushatë me hashtagun: “Sot unë, nesër ti”.
Lojtarët e Tigres, përmes kapitenit Guido Pizarro, sqaruan se ata ishin në dijeni për një protestë se do të zgjaste një minutë dhe nuk u ishte bërë ndonjë komunikim tjetër, ndaj edhe nisën të luanin. /abcnews.al
Los jugadores de Tiburones Rojos de Veracruz le aplauden sarcásticamente a los de Tigres. pic.twitter.com/b85bxWKGCS
— Dale Tiburón – Tiburones Rojos (@DaleTiburonCom) October 19, 2019