Partizani mundi me manita 5-0 sot Ilirinë në Librazhd dhe kaloi në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me Apoloninë. Për skuadrën e Ilir Djaës shënoi dopietë Solomon dhe gjetën rrjetën edhe Broja, Cordeiro dhe Asani. Ky i fundit tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë.
Sulmuesi nga Shkupi ka shënuar me mjaft klas nga 11 metrat, kur goditi me “panenka”, duke e “gënjyer” me mjeshtëri portierin kundërshtar dhe shënuar golin e dytë të Partizanit në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Asani pritet të jetë një nga pikat më të forta të ekipit të Dajës në ofensivën e këtj sezoni. /abcnews.al