Avionët luftarakë izraelitë goditën disa objektiva të Hezbollahut në Liban, sipas një deklaratë të ushtrisë izraelite. Objektivat përfshijnë disa pozicione të përdorura nga terroristët e Hezbollahut, tha IDF.
לפני זמן קצר מטוסי קרב השלימו תקיפת מטרות טרור של ארגון חיזבאללה בשטח לבנון.
בין המטרות שנתקפו, מספר עמדות צבאיות בהם פעלו מחבלי הארגון.
כמו כן, לפני זמן קצר כוחות צה"ל תקפו מחבל שפעל בשטח לבנון, סמוך למרחב שלומי. pic.twitter.com/1PtABt0hHQ
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) November 16, 2023
Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se kishte sulmuar një operativ të Hezbollahut që vepronte përgjatë kufirit përballë qytetit izraelit Shlomi.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan më herët të enjten se kishin shkatërruar rezidencën e liderit suprem të Hamasit Ismail Haniya gjatë një sulmi ajror luftarak gjatë natës.
“Rezidenca e Ismail Haniya, e cila u përdor si një infrastrukturë terroriste, u bombardua ndërsa trupat e IDF vazhdojnë operacionin në Rripin e Gazës,” njoftoi ushtria izraelite.
/abcnews.al