VIDEO/ Itinerari që ndoqi Gert Shehu para incidentit, sa pa Berishën të dilte nga selia u bashkua me turmën

schedule22:45 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 22:45 - 6 Dhjetor, 2022

Protesta e sotme e thirrur nga opozita u shoqërua me incidente që për një moment hoqën vëmendjen nga samiti që po mbahej në Tiranë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe: Grusht fytyrës, ky është personi që gjakosi Berishën në shesh

Gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryedemokrati Sali Berisha u sulmua fizikisht nga një person që më vonë u identifikua si Gert Shehu.

Ky i fundit goditi Berishën në fytyrë, ndërsa u neutralizua më vonë nga badigardët e ish-kryeministrit.

Autori tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa u raportua edhe se ai kishte problem të shëndetit mendor.

Lexo edhe: U godit me grusht, Berisha fal dhunuesin: Lirojeni fatkeqin

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcnews.al edhe pamjet para momentit të sulmit.

Autori shihet fillimisht duke dalë nga xhamia e Tabakëve. Më pas ai është u drejtuar për në Bulevardin Zhan D’Ark dhe për një moment është ndalur pranë kishës “Katedralja e Shën Palit”.

Kur sheh Berishën duke dalë nga selia e PD, ai bashkohet me pjesën tjetër, ndërsa më vonë kreu sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!