VIDEO/ Ishte shansi për të treguar veten, Broja nuk ka “shenjestër” në 3 raste të pastra

schedule13:41 - 30 Korrik, 2022

schedule 13:41 - 30 Korrik, 2022

Armando Broja pas fatit të keq që e ndoqi në turneun në SHBA duke u dëmtuar, ka pasur shansin e madh ditën e djeshme në një miqësore ndaj Udineses.

Tuchel e aktivizoi nga minuta e para sulmuesin shqiptar, që vinte pikërisht pas dëmtimit, mirëpo la për tëd dëshiruar para portës.

20-vjeçari u gjend 3 herë para portës, por nuk ia doli që ta dërgonte topin në rrjetë në asnjë nga këto raste.

Tekniku gjerman me të përfunduar nuk e riktheu më në fushë sulmuesin pas përfundimit të 45 minutave të para.

Gjithësesi siç e përmendëm më lart, Broja vinte nga dëmtimi dhe insistime dhe dalja para portës mbetet një meritë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!