Një kalimtar është kthyer në hero në Turqi, pasi i ka shpëtuar jetën një foshnje e cila ra nga ballkoni.
Mediat turke tregojnë momentin kur një fëmijë njëvjeçar bie me kokë nga ballkoni, por fatmirësisht ra në shpinën e një kalimtari.
Ruhi Asci po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga kati i parë, duke e goditur poshtë shpatullave.
I riu mund të shihet duke kërcyer dhe duke u ulur në trotuarin pas tij në lagjen Haci Ilyas në qytetin verior turk të Amasya.
I habitur, Ruhi kthehet dhe gjen foshnjën, të quajtur Khatira Amiri, të ulur në beton.
Teksa ai mori foshnjen, nëna e fëmijës me origjinë afgane doli me vrap dhe foshnja u dërgua me urgjencë në spital nga mjekët.