TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën prokurorise duke kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut te bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, qe është marrë i pandehur për akuzën e pengimit të ekzekutimit te vendimit të gjykatës, që parashikon një dënim me gjobë ose deri në dy vjet burgim.
Ish-kryebashkiaku u kallëzua në SPAK nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla, ku ky i fundit pretendonte se është shkarkuar nga Bardh SPahia në mënyrë të padrejtë.
Sipas SPAK, gjatë hetimit rezulton e provuar se BardhSpahia, në cilësinë e Kryetarit Bashkisë Shkodër ka marrë një vendim me datë 18 korrik 2022 për të liruar nga detyra administratorin e Ujësjellësit Mark Molla, dhe ka emëruar dike tjetër.
Nga Gjykata e Shkodrës, është kërkuar rivendosja e Mark Mollës, në detyrën që kishte, deri në përfundim të hetimit, por sipas SPAK, ky vendim nuk është marrë parasysh nga Bardh Spahia duke anashkaluar vendimin e Gjykatës dhe me datë 25 korrik 2022 ka nxjërr një tjetër vendim për shkarkimin e Mark Mollës nga detyra./abcnews.al