VIDEO/ Isak eleminon “qytetarët” nga EFL Cup, Newcastle triumfon ndaj City në “St’James Park”

schedule23:26 - 27 Shtator, 2023

schedule 23:26 - 27 Shtator, 2023

“Bardhezinjtë” e Newcastle kanë arritur një fitore madhështore mrbëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “St’James Park” mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, “qytetarët” e Manchester City, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve të EFL Cup.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 53’-të, ku pas një pasimi të Joelinton dhe një aksioni model të djemve të Eddie Howe, “bomberi” suedez, Alexander Isak dërgon topin në pas shpatullave të portierit Ortega, për të “vulosur” rezultatin, 1 me 0.

Ndërkaq, në përballjet e radhës në Premier League, “bardhezinjtë” e Newcastle do të presin në “shtëpi” skuadrën e Burnley, ndërsa “qytetarët” e Manchester City do udhëtojnë drejt transfertës së Wolverhampton. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: