Manuel Neuer është treguar një “gjerman” i vërtetë në një intervistë pas ndeshjes së Champions League kundër Chelsea. Bayern fitoi 0-3 në transfertë dhe një ndër lojtarët më të mirë në fushë, ishte talenti kanadez, Alphonso Davies.
Megjithatë, Neuer nuk pranoi t’i thurë elozhe talentit, duke u munduar ta mbajë me këmbë në tokë. Kapiteni i Bayern tha: “Davies nuk është lojtari më i shpejtë që kam parë. Kam luajtur kundër dikujt (Usain Bolt) në Australi, ai ishte më i shpejti.
Por, nuk ishte aq i mirë me topin sa Davies. Alphonso bëri një ndeshje të mirë, por njëherë u detyrova ta godas në prapanicë, pasi nuk u kthye në mbrojtje. Nuk duhet ta komplimentojmë shumë, duhet të ruajë vazhdimësinë”, tha Neuer./abcnews.al
Manuel Neuer does not rate Usain Bolt… as a footballer.
And he refuses to give Alphonso Davies complete praise for his incredible display against Chelsea. ? pic.twitter.com/ElFlAym7uJ
— Squawka Football (@Squawka) February 26, 2020