Një Inter i madh përballë një Milani të përgjumur.
Zikaltërit kanë triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë të gjysmfinalve të Champions Legue në San Siro duke hedhur kështu një hap drejt finales së madhe të Stambollit.
Sa i përket ndeshjes, ekipi i Izaghit u tregua më superior në fushë dhe kapi në befasi Milanin që në minutën e 7′ kur Dzeko realizoi lehtësisht brenda zonës pas një topi nga këndi.
Vetëm 3 minuta më pas, Interi pas një kundërsulmi dyfishon shifrat këtë herë me Mikitarian.
Ndërkohë, pjesa e dytë nuk pati gola ku loja u përqëndrua më së shumti në mesfushë.
Ndeshja e kthimit luhet më 16 maj sërish në San Siro. /G.D abcnews.al/