VIDEO/ Interi rikthehet te fitorja, vendosin golat e Lukakut dhe D’Ambrosio

schedule19:53 - 24 Tetor, 2020

schedule 19:53 - 24 Tetor, 2020

Interi nuk fitonte prej tre ndeshjesh radhazi mes kampionatit dhe Champions League. Ekipi i Antonio Contes ia doli të rikthehej te tre pikët në takimin jashtë fushe ndaj Genoas.

 

Zikaltrit fituan 0-2 falë golave të Romelu Lukakut dhe Danilo D’Ambrosios në pjesën e dytë. Bomberi belg kombinoi bukur me Barellan në minutën e 64-t dhe i dhuroi avantazhin Interit.

Çerek ore më pas erdhi edhe goli i sigurisë. Goditje këndi për miqtë dhe D’Ambrozio shfrytëzoi një devijim me kokë për të dërguar topin në rrjetë.

 

Përfundimisht 0-2 për Interin, që zbret sërish në fushë në mesjavë në Champions League. Djemtë e Contes do të vihen përballë Shakhtar Donetsk në transfertë. /abcnews.al

Serie A, java e pestë
Genoa-Inter 0-2
(Lukaku 64′, D’Ambrosio 79′)