Interi ka kaluar në avantazh në takimin kundër Brescias në transfertë. Zikaltërit shënuan në minutën e 23-të, me anë të Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas merr një top në mesfushë dhe përpara tij, ka Lukakun për të shërbyer, por nuk mendohet dy herë dhe gjuan nga një distancë e largët.
Goditja e tij, devijohet nga mbrojtësi i Brecias dhe në formë parabole, mposht portierin Alfonso. Ky është goli i pestë në kampionat për Lautaro Martinezin, që ka bërë një nisje sezoni të shkëlqyer./abcnews.al
Serie A, java 10
Brescia – Inter 0-1
Martinez 23′