Interi luajti sot ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Udineses dhe ashtu siç ka bërë gjatë ndeshjeve të shkuara, as sot nuk lëshoi terren, por fitoi me “manita” ndaj bardhezinjve me shifrat 5-1. Gjithçka nisi në minutën e 8 kur Ashley Young tundi rrjetën në afërsi të portës.
Më pas në fund të pjesës së parë Eriksen, i aktivizuar si zëvendësues, pas dëmtimit të Sensit, shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 44, duke dyfishuar për Interin. Në pjesën e dytë skuadra e Antonio Conte u kthye akoma më agresive.
Në minutën e 55 Lautaro Maetinez nuk gaboi nga pika e bardhe dhe shënoi me penallti. Pas dy minutave argjentinasi del nga fusha dhe i lë vendin Lukakut. Pas 10 minutash Perisic shënoi golin e katërt për Interin, teksa Lukaku shënoi të pestin në minutën e 71.
Në minutën e 79 Udineze shënoi golin e nderit me penalltinë e shndërruar në gol nga Pereyra, duke fiksuar shifrat në 5-1. Kështu, Interi e mbyll në kuotën e 91 pikëve Serie A e këtij sezoni dhe ngre trofeun në shtëpinë e vet, nën praninë e tifozëve, pjesa më e madhe e të cilëve i presin jashtë stadiumit “San Siro”. /abcnews.al