VIDEO/ Interi “fluturon” me Lukakun, Tottenhami rikthehet te fitorja në Premier

schedule16:57 - 28 Shkurt, 2021

schedule 16:57 - 28 Shkurt, 2021

I njëjti rezultat si në derbi. Interi fiton 3-0 ndaj Genos në “San Siro”, regjistron ndeshjen e tretë radhazi ku shënon tre gola dhe vijon të marshojë drejt titullit kampion. Rikthehet edhe Tottenham te fitorja në Premier League.

32 sekonda i mjaftuan Romelu Lukakut për të zhbllokuar takimin. Nisje perfekte për zikaltrit e Contes dhe goli i 18-të sezonal në Serie A për bomberin belg. Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Matteo Darmin dhe Alexis Sanchez.

Lukaku sërish protagonist në të dy realizimet e Interit, që ngjitet në kuotën e 56 pikëve me fitoren e sotme. Festojnë edhe Cagliari dhe Udinese. Sardët fituan 0-2 në fushën e Crotones falë golave të sulmuesve Pavoletti dhe Joao Pedro në pjesën e dytë.

Cagliari po lufton për mbijetesë dhe tre pikët e sotme ishin tepër të rëndësishme. Triumfon edhe Udinese përballë Fiorentinës. Ndeshja prodhoi vetëm një gol dhe atë e shënuan vendasit me anë të maqedonasit Ilija Nestorovski katër minuta përpara fundit të ndeshjes.

Tottenhami është rikthyer në formë të mirë dhe sot siguroi fitoren e radhës pas asaj në Europa League kundër Wolfsberger. 4-0 fituan djemtë e Jose Mourinhos në shtëpi kundër Burnley. Gareth Bale realizoi një dygolësh, teksa shënuan edhe Harry Kane e Lucas Moura. /abcnews.al